Kryeministri i sapo zgjedhur grek Qiriakos Micotaqis zhvilloi këtë te mërkurë mbledhjen e parë te kabinetit qeverisës.

Ai u caktoi ministrave të tij detyra specifike mbi programin e ri katërvjeçar.

 

Qiriakos Micotaqis :

 

Njerëzit presin nga ne pune dhe vepra. Nuk duhet te humbasim kohë asnjë dite. Te përveshim mëngët. Të mos kemi vetëm fjalë por vepra, ta duam detyrën tone sepse ne i duam ata qe zgjodhën qe tu shërbejmë. Do te jemi një qeveri ndryshe, me vepra, sepse greket meritojnë me shume dhe meritojnë një jete me te mire.

 

Micotaqis i dorëzoi çdo ministri një dosje me një plan gjashtëmujor lidhur me objektivat që duhet të përmbushen deri në fund të këtij viti.

Në planin e ri përfshihet ndalimi i punësimit të të afërmve, apo mbajtja e një pune të dytë.

Kryeministri i ri  gjithashtu u bëri të qartë ministrave se bashkëshortët dhe fëmijët e zyrtarëve qeveritarë nuk do të lejohen të nënshkruajnë kontratë me shtetin.

Kryeministri i ri grek njoftoi një shkurtim drastik te numrit të nëpunësve civilë. Tashmë Mistotakis ka caktuar edhe axhendën e politikës së jashtme. Ne javët e ardhme ai do të vizitojë Qipron, më pas Berlinin në muajin gusht pas një ftese nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjermania , pret nga qeveria e Qiriakos Micotaqis që të luajë një rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut.