Këshilli i Ministrave ka votuar sot dhënien e amnistisë për të dënuarit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se tashmë fjalën e kanë deputetët, te cilët në Parlament duhet ta votojnë me shumicë të cilësuar.

Po ashtu Manja tha se nga kjo amnisti përfitojnë 600 persona, që përfshijnë kryesisht gratë dhe të miturit.

“Doja të falënderoja kolegët në qeveri që votuan pr.ligjin për dhënien e amnistisë. Ky pr ligj do depozitohet në kuvend dhe fjalën e kanë deputetet që duhet të japin votën e tyre shumicë e cilësuar për kalimin e pr ligjit për dhënien amnistie.

Qëllimi i këtij pr ligji është përjashtimi nga dënimi  i këtyre personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji. Parimi i amnistisë dihet.

Efektet e këtij pr ligji shtrihen për të gjithë personat që u ka marrë vendimi formë të prere

Nga kjo amnisti përfitojnë 600 persona të dënuar që do kenë mundësi të kalojnë festat në shtëpitë e tyre.

Dy kategoritë që përfitojnë janë gratë e dënuara dhe të miturit që do të kenë një mundësi ti kthehen proceseve të rehabilitimit”, tha Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re