Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 8.6%. Nga ky vendim do të përfitojnë 767 mijë qytetarë.
Nga data 1 tetor përfituesit e të gjitha kategorive të pensioneve do të përfitojnë 8.6% më shumë seç merrnin.
Indeksimi vjen si nevojë e përballimit të shportës ushqimore nga pensionistët, referuar rritjen që çmimet kanë pësuar.
Gjithashtu, qeveria ka nënvizuar se ky nuk do të jetë e vetmja masë për t’iu ardhur në ndihmë pensionistëve. Ata do të mund të përfitojnë edhe nga shpërblimi i fundvitit.