Qeveria shqiptare ka miratuar sot kredinë studentore. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se të gjithë studentët kanë të drejtë të aplikojnë, duke plotësuar kushtet dhe kriteret që kërkohen.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Kushi deklaroi se kredia studentore do të financojë tarifat e studimit, por edhe kostot e jetesës.

Ndërsa institucioni që do të jetë përgjegjës për të negociuar me bankat e nivelit të dytë do të jetë agjencia kombëtare për financimin e arsimit të lartë

“Sot vijmë me kredinë studentore.  Çdo student që ka shtetasi shqiptare dhe banon në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij. Këtu nënkuptojmë edhe tarifat e studimit, por edhe kostot e jetesës.

Në fakt do të financohet vetëm një program studimit, që të zgjerojmë sa më shumë numrin e përfituesve. Institucioni që do të jetë përgjegjës për të negociuar me bankat e nivelit të dytë do të jetë agjencia kombëtare për financimin e arsimit të lartë”, tha Kushi.

Kush janë kushtet

“Nuk do ketë kolateral, do jepet me dy këste. Sa i takon shlyerjes, afatet do të jenë të përcaktuara për cdo nivel. Për bachelor detyrimi fillon pas dy vitesh.

Për masterin detyrimi fillon dy vite pas përfundimit

Dhe ata që ndjekin nivelet e integruara pas 5 vitesh.

Studentet përfitues do të jenë ata që nuk kanë përfituar bursa.

Do të ketë disa kritere

E para do të jetë shumë e kërkuar, programi i studimit që ndjek do të jetë avantazh. Ka edhe kritere të tjera, rezultatet e studentëve. Nëse do jetë aplikant nga viti i parë rezultatet e gjimnazit janë avantazh.

Nëse është në vitin e dytë apo të tretë rezultatet e vitit paraardhës do të jenë prioritet”, tha ministrja e Arsimit.

Ministrja u shpreh se efektet e këtij vendimi futen që këtë vit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re