Qeveria ka miratuar ndryshime në Kodin e Porcedurës Penalë dhe i ka kaluar për miratim në Kuvend. Nuk do të lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar ( që ul 1/3 e dënimit) për veprat penale ku viktima të veprës janë të miturit, ose kur bëhet fjalë për dhunë në familje.

Pra, dhunuesit në familje nuk do të marrin dot gjykim të shkurtuar, duke mos jua lehtësuar dënimin.

Njoftimi i plotë:

P R O J E K T L I GJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995, “KODI PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në paragrafin e dytë, të nenit 403, të ligjit nr.7905, datë 21.3.1995, “Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pas fjalëve “… me burgim të përjetshëm …” shtohen “…, krimet e kryera ndaj viktimave të mitur si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal …”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re