Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një intervistë për Panorama TV ka komentuar projektligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku tha se ky propozim ishte i nxituar pasi vendi ynë ka prioritet të tjera.

Tabaku ngriti shqetësime mbi këtë projektligj ku tha se miratimi i tij do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe se qeveria duhet të mos vazhdojë në këtë aventurë, theksoi ajo pasi sipas saj i hapet rrugë trafikut informal të kanabisit dhe pastrimit të parave nga krimi i organizuar.

Pjesë nga biseda:

A duhet të legalizohej kanabisi në Shqipëri?

Tabaku: Sot shqiptarët kanë interesa dhe kërkesa të tjera nga ato që propozon qeveria. Kontrolli i territorit, lufta ndaj trafikut të drogës është një nga pengesat që ne kemi pasur, diskutimi për legalizimin e kanabisit e heq fokusin nga reformat pozitive që ne kemi diskutuar.

A do të ndikojë ky projektligj në punësim?

Tabaku: Ligji është i padakortësuar me delegacionin Europian dhe shumë janë surprizuar kur është miratuar, nuk ka një nevojë reale për këtë. Nuk është një çështje sesa të ardhura do vijnë në buxhet, por dëmin që shkakton si në çështje imazhi dhe menaxhimit e bëjnë këtë proces të papranueshëm dhe pengesë në procesin e integrimit, duhet t’i marrim parasysh sugjerimet e bëra. Kjo është një rrugë e rrezikshme që qeveria do ndërmarrë. Projektligji vendos disa kritere, i bie që do jenë kompani ndërkombëtare. Në mënyrë absolute Shqipëria nuk ka vend për të hynë në aventura që do të hapin shtigje të reja, që vendi duhet ti kishte mbyllur. Ne nuk duhet të jemi më vend burim për kanabis dhe rrugëve informale, ndaj dhe qeveria nuk duhet të vazhdojë më në këtë aventurë.

Ishte surprizë ligji, kishte që në mars që nuk kishte komunikim me delegacionin europian. Sot ne rrezikojmë në mënyrë serioze të ardhmen në procesin e integrimit, miratimi i këtij ligji i hap rrugë trafikut informal të kanabisit dhe çështjes së pastrimit të parave, që vijnë nga krimi i organizuar. Ka shumë deputet socialist që duhet ta shohin me këtë prioritet, nuk besoj se do mbyllin sytë kur të ngrenë kartonin.

Ne kemi eksperiencë ku dhe policia ka qenë e përfshirë në trafikun e drogës, kemi mungesë besimi në institucione dhe një sistem që ka ndihmuar informalitetin. Në situatën që ndodhemi vendi ka prioritete të tjera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re