Prej datës 2 prill, zyrat përmbarimore private apo shtetërore nuk mund të kryejnë procedura sekuestrimi apo veprime të tjera.

Përmes një akti normativ qeveria ka vendosur t’i pezullojë këto procedura deri në përfundim të pandemisë së COVID-19.

Kështu, nga data 2 prill kur ka hyrje në fuqi ky akt normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet përkryerjen e veprimeve përmbarimore, procedurat e ndërmjetësit, si dhe ato të administratorit në procedurat e falimentimit.

Por për disa raste specifike dhe urgjente përmbarimi gjyqësore do të vazhdojë të kryejë veprime.

Në çështjet familjare, askush nuk mund tu shmanget përgjegjësive si dhënia e kujdesit të miturve, kujdestaria, birësimi apo  detyrimet për ushqim. Në rast të kundërt, përmbarimi do të veprojë.

E njëjta gjë vlen dhe për urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes.

Përmbarimi do të vijojë të bllokojë pasuri të caktuara, atëherë kur Gjykata çmon se shtyrja e këtyre bllokimeve, mund të lërë mundësi për asgjësimin e tyre.

Gjithsesi, në të gjitha këto raste, kur përmbaruesit, ndërmjetësuesi apo administratorët e falimentit nuk mund të pezullojnë dot punën, duhet të marrin masa për të shmangur grumbullimet, kontaktet e ngushta ndërmjet individëve, si dhe praninë e publikut në ambientet e ushtrimit të aktivitetit ./abcnews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re