Skip to content

Qeveria, ndihmë nënave me 3 femijë/ Rama: Sigurimet shoqërore do tu paguhen nga shteti

Të gjitha nënave të papuna dhe që kanë tre femijë nën moshën 18 vjeç sigurimet shoqërore do tu paguhen nga shteti. Ato do të sigurohen për pesë vitet e para të fëmijes.

 

 

Nënat përfituese nga kjo skemë do të duhet të aplikojnë në portalin e-albania. Pasi të plotesojnë të gjitha dokumentet, kjo kategori do të behet pjesë e mbështetjes financiare.

 

 

Vendimi i qeverise parashikon që nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë dhe rrisin tre femijë ose më shumë deri në moshën 5 vjeç, do tu njihen si vite pune përkujdesja për femijët.

 

 

Me këtë vendim qeveria synon të nxisë rritjen e lindshmërisë që gjatë viteve të fundit po pëson rënie të ndjeshme.