Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2019 duke rishpërndarë fondet mes disa sektorëve përmes një akti normativ.

Më shumë para kalojnë tek pushteti lokal që përfiton një rritje të shpenzimeve me 4 miliardë lekë, ministritë e Bujqësisë, Mbrojtjes dhe e Brendshme.

Duke argumentuar këto lëvizje në buxhet, ministrja e Financave Anila Denaj konfirmoi gjithashtu një shtesë fondi edhe për organet e reja të drejtësisë.

Por, qeveria nuk sqaron se nga janë hequr fondet që do të rishpërndahen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko