Qeveria ka miratuar VKM-në këtë të mërkurë ka ndyrshuar vendimin e mëparshëm të marrë për banorët e Unazës së Re.

 

Sipas  VKM-së,  banorët e Unazë së Re në vend të periudhës dy vjeçare të qerasë së paguar, do të përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar.

 

“Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”.

 

Gjithashtu në vendimin e KM thuhet se financimi i qirasë për familjet përfituese për banorët që preken nga shembja e shtëpive në Unazën e Re do të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re