Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbledhjen në ditën e dytë të takimit në Shëngjin me kabinetin e tij qeveritar dhe funksionarë të tjerë.
Mësohet se fokusi i takimit do të jetë tek objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri.
Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:
-Seancat plenare të zhvilluara;
-Sa interpelanca;
-Sa mocione me debat;
-Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisëse sa prej deputetëve;
-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;
-Takimet e ministrave me deputetët;
-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;
-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;
-Performanca e deputeteve ne debate publike, diskutime ne seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale;
-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;
-Ligjet ne Kuvend qe duan shumice te cilësuar, si amnistia e te dënuarve.
