Sali Berisha në një tryezë me mjekët, ka ngritur disa nga problematikat me të cilat përballet sot sistemi shëndetësor në vend.

 

Duke drejtuar gishtin nga qeveria, Berisha tha se dy zhvllimt më të kqija të vendit janë rritja e fëmijëve dhe e mjekëve për të ikur në emigrim.

 

” Nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për emigracion. Ndërkohë që në këtë shërbim padiskutim të një rëndësie jetike për çdo shoqëri, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. unë do ndalem në shkakun e tyre. Pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë?” – u shpreh Berisha.

 

Sipas Berishës qeveria ka mbajtur ndaj mjekëve një qëndrim përçmues dhe mosvlerësues.

 

“Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues, mosvlerësues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Cili është ndryshimi? Me borxhin që ka marrë kjo qeveri rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë dhe të infermierëve me radhë, por kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë.”– tha Berisha gjatë takimit me mjekët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re