Sot në studion e Faxnews ka qenë u ftuar avokati Altin Goxhaj për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në vend duke u ndalur edhe te protesta që u mbajt të mërkurën kundër rritjes së çmimeve, të naftës por edhe të shportës.

Goxhaj u shpreh se në Shqipëri populli ka frikë qeverinë dhe se këto protesta nuk kanë pasur rezultat.

Sipas tij do të duhet një bashkim i opozitës dhe popullit, pasi vetëm kështu qeveria do të ndihej e tmerruar.

Goxhaj: Unë e konsideroj si një protestë e diversionuar nga shteti për të marrë atribute, role që janë krejtesisht jashtë realitetit, e bëjnë për të krijuar modele të kontrolluara ku duan ata, sic ndodhi në mars që u legjitimua ngritja e bordeve.

Koncepti i protestës është kur e bën kur arrin një objektiv pozitiv, protestat kanë arritur të kundërtën. Soros kontrollon të gjithë sistemin. Ne shkojmë ku duan ata lart.  Në këtë vend populli ka frikë qeverinë, është karakteristë e diktaturave. Qeveria nuk ka frikë nga ne. E ka nga ajo që ne mund të bëjmë.

Të kishte mundësi që opozita dhe populli të ishte bashkë, sepse qeveria e sheh që i ka ditët e numëruara.

Do të thotë që presioni është i madh. Qeveria e ka të vështirë të menaxhojë nëse palët bashkohen. Nëse do kordinoheshin, qeveria do ndihej e tmerruar. Kemi pasur presione , sabotime nga ata lart, nga Soros dhe brenda PD se mos krijohet mundësia që kjo opozite dhe populli vendosen përballë njëra tjetrës. Populli është i pakënaqur me opozitën.

Opozita është e përcarë. Populli është i zhgënjyer edhe nga Rithemelimi. Opozita vetë po u vendos përballë popullit ka nevojë për process pastrimi.

Këta që janë në PD nuk iu intereson populli, e kanë problemin me karriget e tyre. Po të shohesh PD i vetmi që mund te negociosh është Berisha, te tjereve nuk ua ndjen fare. Ata sikur janë në një kavalishencë, se ca ndodh nuk ka pike interesi. I vetmi që ka nje nevoje personale, që të ketë popullin, që të frikësoje qeverinë është Sali Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re