Referuar situatës së fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës janë penguar nga Garda të marrin pjesë në mbledhjet e Komisioneve, ka reaguar edhe Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe zëvendëskryetari i Kuvendit. Deputeti i PD thotë se Shqipëria nuk është as në pandemi dhe as në gjendje të jashtëzakonshme që mbledhjet t’i zhvillojë online.

Sipas tij, kjo që po bën mazhoranca tregon se ajo po i fshihet ballafaqimit me opozitën, ndërsa thekson së gjithmonë ka qenë kritik edhe kur opozita e kishte emrin PS.

“Ne kërkojmë që Kushtetutës ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kërkojmë të drejtën e përfaqësimit legjitim në Reformën Zgjedhore, të drejtën e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos ndërhyrjen e kundërshtarëve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD”, thuhet ne reagimin e Gjekmarkajt.

Deputeti demokrat thotë se “i kërkon Edi Rames  t’u rrijë deklaratave të tij në vendet perëndimore. Nuk mund të ketë dy Shqipëri: një në fjalimet e tij  në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjetër që vë në diskutim  konceptin e Opozitës në një shoqëri demokratike”.

REAGIMI I AGRON GJEKMARKAJT

Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në pandemi  ndaj tempulli i parlamentarizmit Kuvendi i saj nuk duhet të denatyrohet.  Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me Opozitën. Ajo nuk investohet asnjë ditë në forcimin e institucioneve por në defunksionalizimin e Opozitës.

Institucionet na mbrojnë të gjithëve jo partitë, jo militantizmi. Personalisht e kam me prova  të shumta mos rreshtim qe bie ndesh me bindjet e mia pa pretenduar monopolin e se vërtetës. Prishja e tyre( institucioneve) është atentat ndaj Shqipërisë në NATO , aleancës me SHBA dhe aspiratës së saj europiane.  Socialistet e zyrave  me një arrogancë që duket si marrje kompetencash nga Zoti, si përvetësim i se drejtës, se mirës dhe se bukures, po sillen si gjykatësit dhe “edukatoret” tanë.

Gjithmonë  kam patur nderim per parlamentin përtej cilësisë se debatit apo prurjeve në të përtej forcave politike që e kanë dominuar.  Gjithmonë kam qenë kritik kur është dhunuar Opozita e cila kishte emrin PS,  brenda e jashtë sallës plenare, me shpresën që do e linim pas një ditë këtë lëngatë shqiptare a ballkanike. Iluzion i ngratë ky.

Me të gjitha defektet e tij, defekte tradite dhe të kulturës sonë politike e kam parë atë si garant sovran të thelbit të Republikës.

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zëvendës Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistësh të gjatë si fëmijët në një pyll ferrash.

Ne kërkojmë që Kushtetutës ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kërkojmë të drejtën e përfaqësimit legjitim në Reformën Zgjedhore, të drejtën e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos ndërhyrjen e kundërshtarëve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD.

Çfarë marrim si përgjigje, zhdukjen e debatit, kthimin e mbledhjeve online. Ne jemi në parti të ndryshme,  fakt ky që na bën të njëanshëm në qëndrime politike, po nuk duhet të jemi të tille me Republikën, Shtetin, Institucionet, Kushtetutën. Qeveria nuk mund të ndërsejë Garden ndaj Opozitës e cila sot është këmbe, në qëndrese, në proteste. Protesta në vendet demokratike nuk shuhet më dhunë, ajo vendos stanadartin e negocimit, të reflektimit, të zgjidhjes së problemeve që shtron.

I kërkoj Edi Rames  tu rrijë deklaratave të tij në vendet perëndimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi. Nuk mund të ketë dy Shqipëri: një në fjalimet e tij  në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjetër që vë në diskutim  konceptin e Opozitës në një shoqëri demokratike. Nëse ai se ben ne jemi këtu për të përfaqësuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike.  Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës. Kthimi në normallitet lyp shumë pak: Respektimin e Kushtetues, respektimin e Rregullores së Parlamentit dhe asnjë favor per Opozitën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re