Gazment Koduzi ekspert nga Departamenti i Shëndetësisë së partisë Demokratike, nëpërmjet një lidhje ‘Skype” ka folur për Fax News lidhur me informimin e qytetarëve sa i përket efikasitetit të vaksinave dhe për bilancin e vdekjeve në vend.

Sipas Koduzit, nuk është bërë një punë e mjaftueshme sa i përket infomrimit të qytetarëve për efikasitetin e lartë që mund të kenë vaksinat kundrejt Covid-19, duke krijuar një lloj skepticizmi për t’u vaksinuar.

Më tej, ai u shpreh edhe lidhur me akuzat e kryedemokatit Lulzim Basha ndaj ministres Manastirliu për fshehjen e numrit real të vdekjeve nga pandemia. Koduzi u shpreh se kjo ishte dicka e vërtetë dhe se ishte konfirmuar edhe nga institucione ndërkombëtare duke bërë që Shqipëria të ishte ndër vendet me vdekshmëri më të lartë në Europë si pasojë e pandemisë.

Sipas tij menaxhimi i pandemisë nga qeveria ka qenë skandaloz, pasi janë sjellë vaksina të palicensuara gjithashtu edhe spitalet nuk kanë pasur asnjë lloj kushti minimal për të pritur pacientët e prekur nga virusi.

Gazment Koduzi nga Departamenti i Shëndetësisë së partisë Demokratike

Po të ndiqej rruga e informimit, jam i sigurtë që përqindja e qytetarëve që do të ishin të vaksinuar do të ishte më i madh. Pra qeveria dhe ekspertët duhet të merreshin më fort me këtë gjë. Pra të dëgjohej zëri i arsyes pastaj qytetarët ta vendosnin vetë nëse do ta bënin apo jo vaksinën.

Nëse marrim për bazë një informacion nga mediat, rreth 1 milionë nprej tyre ishin Coronavac të marra nga Turqia që as nuk janë prodhuar në Kinë dhe që shumë shpejt do të quhen turkovac. Sot u miratua vendimi për të marrë 500 mijë vaksina Pfizer. Por lidhur me këtë nuk u ka reguar qytetarëve shqiptarë disa gjëra të tjera. Atëherë Pfizer ka pasur një miratim lëvizje të përkohshme ndërsa tashmë e ka të përhershme. Pra a do të thotë kjo se çmimi do të jetë më i lartë?

Nëse hapni kronikat tuaja, ekspertët i kanë sugjeruar qeverisë që mos t’i vendosnin të gjitha fishat tek Coronavac por të mbante marrëdhënie bilaterale me vendet e tjera për vaksina të tjera.

Sot kreu i PD, ka akuzuar Manastirliun se po fshehin viktimat nga Covid.

Kjo është e vërtetë, Shqipëria renditet në vendet numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë. Kjo lidhet edhe me koeficientin e mashtrimit, që Shqipëria e ka 5, duke bërë që të mos deklarohen të gjitha vdekjet nga ky virus.

Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri ka qenë skandaloz, pasi shumë prej tyre kanë humbur jetën, me faturat ekonomike të papara. Fatkeqësisht qeveria shqiptare dhe ministria e Shëndetësisë nuk kanë mësuar asgjë nga këto gabime. Po të shohësh është e njëjta qasje si vitin e kaluar.

Pse qytetarët duhet të vijnë ende në spitalin infektiv kur spitalet rajonale duhet të ishin gati? Ne kemi pacientë të cilët i kanë blerë vetë mjetet për t’u kuruar dhe nuk ka pasur as një numër infermierësh.

Sipas informacioneve të mia, një institusion prestigjoz ndërkombëtar i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të bëjnë vlerësime në vend, por këta nuk duan sepse e dinë se nëse ekpsrtët do të vinin, do të dilte një raport i zi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re