Deputeti i PS, Petro Koçi ishte i ftuar në studion e “Fax News” ku ka folur rritjen e çmimeve dhe aktualitetin politik në Shqipëri.

Gjatë fjalës, Koçi tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri. Deputeti socialist gjithashtu mohoi në mënyrë kategorike “konfliktin” me Taulant Ballën por theksoi se në Fier ka veprimtari të kamufluara si biznese por që përfshijnë edhe zyrtarë të lartë shtetit.

Rritja e çmimeve – Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.

Debati në Kuvend me opozitën – “Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet. Prandaj u tha që koha e komunizmit ka rënë dhe ka qenë PD nga ato parti që ka fol me potencial rreth ekonomisë së tregut, nuk mund të lejohet të abuzohet me tendencat e tregut botëror dhe për ta përdorur politikisht për çmimet në tregun e Shqipërisë.

Opozita paralajmëron protesta nëse vijojnë rritja e çmimeve – Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.

Unë nuk kam pas konflikt me Taulant Ballën, nuk kam konflikt të natyrës së brendshme brenda Partisë Socialiste. Shumica e anëtarësisë mendimet e mia i mbështesin, marrëdhëniet janë normale duke mirëkuptuar edhe ndonjë impakt nga interpretimet e mediave, të cilat përpiqen për ta nënkuptuar si “larje hesapesh” unë skam interes të tillë. Unë kam komunikim të mirë me gjithë faktorët politik në Fier. Nga ana tjetër duhet që institucionet e drejtësisë të vijojnë punën të mbështesim drejtësinë e re. Në një teren si Fieri ku ka veprimtari kriminale dhe ka faktorë që pastrojnë para nga figura të krimit të rëndë të cilat janë shqetësuese për aktualitetin për drogën. Këtë financë që kanë krijuar nga ky lloj krimi e kanë kthyer për të bërë biznes ilegal duke krijuar për të përfituar edhe nga buxhetet publike. Veprimtari e kamufluar por që edhe përfshin zyrtarë të shteti. Ne të gjithë si shoqëri duhet të jemi më aktivë në qëndrimet dhe në rezistencën ndaj krimit, mos lejojmë zyrtarë të caktuar që të bashkëpunojnë me elementë kriminalë. Ky është një fenomen shoqëror dhe të nxisim shoqërinë për të denoncuar raste të tilla.

Rama 3 – Qeveria që ka përvojën brenda. Nuk është fillimi që duhet vendosur personalitet për të kryer kompetenca për ekzekutim. Një qeveri me përvojë me pak element të rinj. Qeverisja nga gratë është një risi por kjo shpreh besimin e kryeministrit ndaj grave që përfaqësojnë integritet dhe profesionalizëm. Kjo është përthithur nga shoqëria shumë normalisht. Kjo do të nxisë dhe këto zhvillime mund të ketë emërime të larta , figura të larta të bëhen duke respektuar shumicën gratë dhe vajzat.

 

Gjithashtu Petro Koçi citoi fjalën e kryeministrit kur u pyet për dy deputetët socialistë të përfolur se do të shpallen “Non Grata” nga Amerika. Koçi theksoi se PS nuk do të bëhet mburojë e askujt që ka probleme me drejtësinë dhe automatikisht do të përjashtohet deri sa të dalë vendimi përfundimtar i Gjykatës.

Është përfolur për 2 deputet socialist “Non Grata” nga Amerika – “Kush ka probleme me drejtësinë duhet ta përballojë vetë, PS nuk është mburojë e këtyre individëve deri sa të mbarojë proceset gjyqësore. Nëse dalin fajtor ata do të përjashtohen, nëse jo ata rikthehen në anëtarësinë e PS. Ajo që vlen të përmendim është se Basha nuk ka bërë veprim prej lideri duke e përjashtuar, sepse këtë duhet ta bënte në momenton kur mori vesh vendimin e DASH. Ose sic thotë ka fakte për Berishën. Basha nuk ka qenë alternativë për Berishën si e ka drejtuar PD, ajo që kemi parë, Berisha vepron për interesat personale, nuk e vret mendjen për PD. Ai po bëhet gati që nëse drejtësia vepron mbi të ai do të ngrejë anëtarë të PD. Po të ishte për interesin publik, në momentin kur ndodhi vendimi i Amerikës ai mund të shmangej nga politika, nuk e bëri këtë dhe u katandis duke u përjashtuar nga Basha i cili nuk është zgjedhur vetë por e ka zgjedhur Berisha. Basha dhe Berisha kanë një luftë personale mes dy palëve. Berisha ka qen gjithë jetën autokrat, një njeri me diktat të padiskutim që përjashtonte vendimet alternative dhe në këtë moment shfaqet si një mendim ndryshe ndaj PD”, tha Koçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re