Pedagogët do të hyjnë në grevë urie, pasi qeveria nuk u plotësoi kërkesat e tyre.

 

Ky është vendimi që është marrë sëfundmi nga akademikët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar auditoret dhe kanë dalë në shesh.

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaci u shpreh se 30 pedagogë do hyjnë në grevë, nëse do të marrin garanci për jetën nga presidenti dhe institucionet ndërkombëtare.

 

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është cështje që i takon të gjithëve”, tha Kovaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re