“Qeveria nuk ul dot çmimet”, socialisti Anastas Angjeli flet për krizën: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë!

Screenshot_2-3.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Anastas Angjeli gjatë një lidhje në “Skype” për “Fax Neës” ka folur për krizën e re energjitike që do të ndikojë në ekonominë e familjet shqiptare.

Ish-deputeti socialist bëri me dije se qeveria shqiptare nuk mund të ulë çmimet në ekonominë e tregut por zbuloi planin e qeverisë për ndihmuar me “bonus” shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël. Sipas Angjelit kulmi i kësaj krize do të jetë mesi i vitit të ardhshëm dhe qeveria në buxhetin e vitit 2022 do të vendose fondet për të përballuar një zbutje për shtresa të caktuar.

“Faktor i rëndësishëm janë të njohura ndryshimet klimaterike. Është një element shumë i rëndësishëm për interesat gjeopolitike, përdorimi i dixhitalizimit, interneti ka zënë një vend të mirë për konsumin e energjisë. Kriza që po ndodh është globale dhe nuk është krizë e prodhuar në Shqipëri, natyrisht që jemi në një treg të hapur do të ndikojë në ekonominë shqiptare, do të rriten cmimet të energjisë në përgjithësi dhe të produkteve që janë lëndë të parë energjinë elektrike. Nuk flasim për produktet që shkojmë në market dhe i blejmë por po diskutojmë për energjinë. Çështja për rritjen e çmimeve nga jashtë që përcaktohen nga tregu, nuk është qeveri ajo që rrit dhe ul çmimet, qeveria dhe institucionet e saj ndikojnë për marrjen e masave dhe përdorimin e instrumentave për zbutjen e efektit për rritjen e cmimeve edhe në ekonominë tonë.

Zbutja e efektit nuk do të thotë që cmimet do të rikthehen si dikur, cmimet përcaktohen në bazë të ofertë dhe kërkesës. LKu8r flasim për zbutje flasim për masa që mund të merren për zbutjen e e rritjes së cmimit për shtesat në nevojë, pensionistë biznesi i vogël. Edhe herë tjetër kur ka ndryshuar cmimet në tregun global janë marrë masa dhe janë dhënë bonuse nga qeveria. Ky fenomen nuk ka prekur shumë vendin tonë, pro në disa vende të BE është më i ndukshëm fenomeni i rritjes së cmimit të energjisë dhe kanë filluar të merren masa të para për të zbutur rritjen e cmimeve në disa shtresa në nevojë. Duhet ta shikojmë situatën me një vizion më prespektivë. Duhet parë bilanci për burimet energjitike të brendshme, Shqipëria nuk prodhon shumë energji, pra 38 % të saj siguron nga prodhimet në vend. Qeveria shqiptare gjatë vitit 2020 dhe 2021 është duke u përballur me një krizë të trefishtë, tërmeti, pandemia dhe tani së fundmi edhe kriza ekonomike. Kulmi i krizës energjisë do të arrijë në mesin e vitit tjetër dhe buxheti i vitit 2022 qeveria do të vendose fondet për të përballuar një zbutje për shtresa të caktuar për bonuse”, tha ish-ministri i Financave.

Gjithashtu socialisti Angjeli tha se opozita ka të drejtë të bëjë propozime por qeveria sipas tij duhet të marrë vendime pasi mban përgjegjësinë.

Opozita – “Opozita të japë sugjerimet e veta, por ne kemi të bëjmë me një krizë të cmimeve të importuar nga kriza energjitike globale. Nuk është një krizë e prodhuar në vend dhe cdo opozitë ka të japë propozime por përgjegjësinë e ka qeveria, e cila ka nisur punën për të përballuar dhe zbutur sa më shumë krizën.

Protesta – Ne jemi një vend demokratik ku forcat politike dhe shtesat e ndryshme të popullsisë duke respektuar ligjin kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre. e rëndësishme është që këto shqetësime janë të ndryshme i përcillen institucioneve përkatëse. këto protesta shpërthyen sepse e ndien rritjen e cmimeve, ishte Rama i para i që tha se rritet cmimet, protesta kur ka qëllim pozitiv për të reflektuar nga instuiticionet përkatëse”, përfundoi Angjeli.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë