Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ishte sot në banesën e Flamur Zaçes një invalid, me një këmbë të prerë dhe tjetrën gati të gangrenizuar.
Ai rrëfeu se qeveria e Edi Ramës nuk i jep kempin, “Me thanë nuk ta jep ligji”- i tha plot dhimbje Flamuri, Albana Vokshit, e cila shkoi ta vizitojë për të treguar jetën e vështirë që bëjnë invalidët me këtë qeveri.
“Nuk kam me çfarë të paguaj, edhe ilaçet m’i falin, shpesh herë i pi pa ushqime. Nuk kam asgjë, më ndihmojnë miq e komshij”– thotë Flamuri.
Ai tha se është një votues i rregullt i PS, por thotë se këtë herë zgjedh PD.
“Me karrocë do të shkoj të votoj, zvarrë, le të rrëzohem, do të më ngrenë, zvarrë do të shkoj e do të votoj”- u shpreh Flamur Zaçe, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti, por askush nuk e ka në listat e dëmshpërblimit, tha ai.
“I kanë mbushur listat me militantët e PS dhe u shpërndajnë lekë para zgjedhjeve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, e cila në vend t’i sigurojë Flamurit dhe qytetarëve shërbim shëndetësor, i ka kthyer zyrat e Ministrisë në zyra të PS”– theksoi Albana Vokshi.
Vokshi garantoi Flamurin dhe të gjithë si ai se pas 25 Prillit do të kenë një qeveri që kujdeset për ta nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.
