Skip to content

Qeveria përplaset me bankat për dixhitalizimin

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Përfaqësues të qeverisë dhe sistemit bankar kanë replikuar mbi pakënaqësitë që ka ekzekutivi për procesin digjitalizimit të bankave. Në forumin e organizuar nga shoqata e bankave, digjitalizimi /kundrejt parasë cash, kreu i shoqatës Bledar Shella tha se sistemi ka investuar 75 milion euro për këto shërbime, por efektiviteti i tyre nuk varet vetëm nga bankat.

 

“Na vjen keq kur dëgjojmë se ne jemi mbrapa në dixhitalizim. Ne ofrojmë të njëjtat standarde teknologjike si bankat e rajonit e më gjerë. Ne duam sa më pak veprime me para fizike dhe sa më pak njerëz në sportele. Por, dixhitalizimi i shërbimeve financiare nuk është një mision që mund ta përmbushin të vetme bankat. Unë dua të shtroj disa pyetje. Pse në Shqipëri nuk ekziston detyrimi i tregtarëve për të pranuar pagesa alternative, përveç parasë cash? Pse Shqipëria nuk ka një vlerë tavan për pagesat konsumatore me para fizike? Në vendet e rajonit të tilla masa ekzistojnë”, – tha Shella.

 

Por në përgjigjen e tij, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se qeveria është më e avancuar në këto investime duke lënë pas sipas tij sistemi bankarë që duhet të ishte pararojë.

 

“Ju thatë se keni investuar 75 milion euro në digjitalzim. Më vjen keq tju them por ndiqni qeverinë në digjitalizim. Nuk do të them se sa para ka investuar qeveria pavarsisht halleve që kemi. Madje mund t’ju them që duhet t’ju vij zor, pasi ne kemi shpenzuar disa herë më shumë se ju në këtë drejtim.” – iu përgjigj Ahmetaj.

 

Por kreu i Bankës Qendrore evidentoi se avancimi i digjitalizimi në këtë sektor ka pengesa teknike që kanë nevojë të rishikohen nëpërmjet një koordinimi më të mirë të të dhënave.

 

“Në vitin 2012, rreth 96% e transfertave inicioheshin në letër në sportelet e bankave, ndërkohë që sot rreth 50% e transfertave procesohen në distancë. Nëse në llogaritje përfshijmë dhe pagesat me kartë, rezulton se 79% e pagesave dhe transfertave kryhen në distancë dhe vetëm 21% në degët e bankave.”

 

Palët kanë rënë dakord, që nëpërmjet aksesit që do të japë Agjencia e Teknologjisë dhe Informacionit, edhe bankat do të kenë mundësi të përdorin portalin e-Albania, duke bërë të mundur që shumë dokumente që kërkohen bankat t’i shkarkojnë vetë pa ia kërkuar klientit.

 

 

 

 

 

TITRA:

QEVERIA PERPLASET ME BANKAT

 

AHMETAJ: JENI MBRAPA ME DIXHITALIZIMIN. BANKIERET: INVESTUAM 75 MILIONE EURO

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë