Qindra mjekë dhe infermiere shqiptarë zgjedhin Europën për të ushtruar profesionin e tyre. Presidentja e Federatës së Mjekëve në Europë që ushtron edhe profesionin e mjekes në Gjermani përmend shkaqet kryesore qe sipas saj i shtyjne mjeket te largohen ku e para renditet paga.

 

ELONA META

MJEKE URGJENCE NE MYNIH

 

“Pagat e ulëta në vendin tonë, pra arsyet ekonomike.Sistemi shëndëtesor nuk e mbron të drejtën e mjekut, siç janë edhe sulmet që i bëhen një figure kaq humane.Mungesa e edukimit ne zhvillim, nuk i jepet mundesia te beje karriere, ndryshe nga vendet e huaja.”

 

Qeveria po përgatit një paketë mbështetëse për rikthimin në Shqipëri të mjekëve që punojnë jashtë vendit.

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

  MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat financiarë, mbështetje për strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”.

 

Pavarsesisht largimeve te profesionisteve ministri i diaspores Pandeli Majko thekson se edhe ne vendet ku jetojne dhe punojne mjeket jane nje ndihme e madhe per Shqiperine.

 

Paketa mbeshtetes e qeverise do te perfshije jo vetem mjeket qe kane zgjedhur Europen por edhe ata qe punojne ne Shqiperi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re