Qeveritarët në Shqipëri u kushtojnë një vëmendje të madhe shtëpive të pushimit, ku kalojnë aty një pjesë të kohës së tyre.

Ashtu sikurse mund ta imagjinoni, këto shtëpi karakterizohen nga luksi i tepruar. Shpesh arredimi i tyre ndryshon, hartohen tendera dhe buxheti sigurohet nga taksapaguesit shqiptarë.

Newsbomb.al, ka siguruar dokumentet e një tenderi të bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka akorduar plot 4.051.535 lekë të reja pa TVSH (me TVSH rreth 45 mijë euro) për “pajisje, enë dhe mjete kuzhine për vitin 2019”.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në këtë tender është sot, 23 tetor.

Sipas dokumenteve, qeveritarët kërkojnë luks në këto shtëpi.

Kërkohet që të blihen lloje lugësh, pirunësh, dekantues vere e deri tek thikat, për mish, peshk, ëmbëlsirë, fruta, etj.

Po ashtu qeveritarët kërkojnë dekorues për kapuçino, modelues për role, përzierës koktejesh, spatul servisi për ëmbëlsira.

Iu nevojitet gjithashtu pirunë antipaske, ëmbëlsire, mishi, edhe pjata antipasta, pjata në formë kapele, pjatanca drejtkëndore, pjata plastike me 2 ndarje, rreth rrotullim pjate, pjatë për djathërat, për akullore dhe shumë aksesorë të tjerë kuzhine.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë “që qytetarëve shqiptarë u bie barra e madhe” për të arreduar shtëpitë e qeveritarëve. 1 vit më parë, u hartua një tender me vlerë 30 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e gërshërëve për pastrim peshku dhe 100 gota shampanje.

/Newsbomb.al

Tenderi për blerjen e artikujve te luksit:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re