Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar regjisori Edmond Budina për të folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, 2 vite pas.

Budina tha se qeveria premtoi se e kishte gati projektin por sot e pas 2 viteve nuk është bërë asgjë. Budina shtoi më tej se kanë bërë 16 denoncime në SPAK ndërsa shtoi se do e vazhdojnë betejën e tyre dhe nuk do të ndalen.

“Ata që e shembën TK premtuan që neve e kemi gati projektin, investitorin. Më pas thanë që jo nuk e kemi pasi GJK e hodhi poshtë. Më pas thanë i kemi lekët. Kanë kaluar 2 vjet dhe nuk është bërë asgjë.

Pandemia pse nuk i pengoi për ta shembur TK? Ato janë justifikme, genjeshtra për të mashtruar publikun. Ata nuk e ndertojnë dot TK. Kemi bërë 16 kallëzime në SPAK, atyre u ka rënë shara në gozhdë.

Pra duhet të rikthehet ashtu sic ishte, të rindërtohet me paratë e tyre dhe nëse kanë bërë shkelje të shkojnë në burg. Këto 2 vite është mashtruar, për ndërtimin e teatrit. Është një projekt që nuk e mori vesh njëri. Ku janë.

Problemi është real. Nuk e donin teatrin se ka afera të mëdha korruptive, e shembën në mënyrë të jashtëligjshme. GJK iu ka vendosur të dyja këmbët në një këpucë. Ne luftën tonë do e vazhdojmë deri në fund. Ka shkelje të renda.

Plus e keni parë se ca mentaliteti kanë këta, që gjërat të harrohen. Shfrytëzojnë kohën, nuk kuptoj ngutjen që kishin për ta shembur. Donin të shembnin simbolin e demokracisë– tha Boçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re