Ashtu siç e kishin paralajmëruar, sindikata e pedagogëve ka dalë sërish në protestë këtë të martë.

 

Sipas tyre, rritja që u propozua nga qeveria me 7% është e papranueshme.

 

Në një komunikim për mediat kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, u shpreh se vendimi për bojkotuar mësimin më 17 është ende në fuqi. Ai theksoi se asnjë pedagog nuk është kundër kërkesave dhe peticionit.

 

“Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit ët gjendjes. Më datën 14 do të marrim një vendim. Mendjen e kemi tek studentët. Të kemi një arsim të lartë publik serioz. Nuk është një shifër e madhe është 15 mln euro”, tha ai, duke shtuar se pritet të përfitojnë 5 mijë punonjës.

 

Më tej shtoi: “Deri tani data 17 qëndron pasi qeveria ka një javë kohë, ndaj është protesta e datës 14 që të nxjerrim një konkluzion. Në datën 14 kemi ftuar edhe studentët dhe anëtarët e senatit janë të mirëseardhur. Do të diskutojmë për hapat. Deri tani është në fuqi që nuk do të hyjmë në auditor më 17.  Nuk ka pasur negociata, mendoj që gjatë kësaj jave ti japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata.

 

Do të informojmë edhe institucionet ndërkombëtare që janë në vend. Thirrja jonë meqë është menduar që 8 % e shtesës të bëhet nga të ardhurat e studentëve. I presim me 14 që të japin mendimin e tyre. Ne jemi të mendimit që tarifat e studentëve të kthehen në shërbim për studentët. Ne kemi caktuar që 30 % sivjet dhe 20 % sot e një vit është parakusht që të vihet në vend dinjiteti i elektoratit”.

 

Me datë 15 tetor, në orën 14, do të mbahet protesta e radhës pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re