Qeveria Rama ka vendosur të mbyllë TIK TOKUN vitin që vjen, pra në 2025 meqënëse është edhe vit zgjedhor pasi ministresha Manastirliu ishte “ konsultuar” me Qytetarët
Pritet që nga “ konsultimet” me masat e gjera patronazhiste brënda janarit 2025 do të mbyllen TWITTERI, INSTAGRAMI, FACEBOOK dhe të GJITHA PORTALET që shajnë Qeverrinë
Nga TELEVIZIONET pas “marjes “së mendimit nga POPULLI nuk rezulton të ketë problem sepse pothuajse të gjitha janë pro Qeverisë dhe në kohë të
lirë pas lajmeve per “ arritjet” e mëdha të Qeverisë japin telenovela “ edukative” Turke ku brenda një familje ka tradheti dhe dashuri pa hesap ku secili ka dashnore atë që ka për grua tjetri, dhe 5-6 muaj BIG BROTHER të moshave nga 18 deri 98 vjeç me një përmbajtje “ mesatare” erotiko-edukative
Në diskutim është edhe mbyllja e SYRI TV por që mund të kompesohet me hapjen e gjuetis në datën 1 gusht 2025 e cila u mbyll në nëntor 2013
vetëm që të mos shkelnin gjahtarët nëpër kodra, pyje dhe male të cilat
për 10 vjet rresht u mbollën KANABIS nën kujdesin e Qeveris të ruajtura nga ministria e brendeshme me ministrat “ kampion” të Ramës që hanin dardha e pinin hashash pas kurrizit të Tij
Këto 9 muaj deri në shtator 2025 Qeveria do të lejoj të përdoren si mjete komunikimi publik por edhe në vënd të rrjeteve sociale, vetëm telefonat BQ,SKY, ECRO dhe platforma të cilat shërbejnë për komunikim mes “ bordit” financues të Rilindjes që është vendosur përkohesisht në Dubai dhe drejtuesve politik të PS
Lejohen dhe telefonat fiks por me tel të kuq vetem për të komunikuar me familjarët emigrant që tu marin të dhëna të sakta se ku banojnë , numrin e ID ose pashaportës, qendren e votimit dhe sa votues ka në Familje
Për komunikim me nderkombetarët lejohen vetëm takimet fizike në parkingje makinash si varianti i takimit te Nezës, Duçkës me MEG GONIGALIN ndërsa kontratat e dhurimit si ajo e Gjeneral Lisit në Vlorë, e Shëngjinit në Lezhë, e Sazanit etj, do të kryhen me tender “ SEKRET” pa garë dhe me prokurim të drejtpërdrejt vetëm nga LINDA E AKSHIT se Frides nuk i beson mẽ Qeveria pas 120 milion eurove të IPARDIT që u
“ dorovitën” për qoka tek pushtetarët
Për këtë nismë pritet që ose vetë Rama ose Manastirliu mund të dekorohen nga ndonje zevëdës ndihmës mëkëmbës i zvëndës sekretarit zëvendësues për politikat e Ballkanit deri më datë 19 janar 2025
