Rriten pagat e Gjykatës Kushtetuese. Drafti me ndryshimet përkatëse është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që paga për drejtuesin e Gjykatës Kushtetuese të arrijë në 773 mijë lekë. Ndërkohë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një pagë prej 664 mijë lekësh.

Me këtë rritje pagat për gjyqatrët e kushtetuese thuajse dyfishohen. Po ashtu të njëjtën pagë do të marrin dhe gjyqtarët e kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi janë në të njëjtën nivel hierakie pasi institucioni përcakton se kush qëndron në sistemin e drejtësisë dhe kush largohet prej tij.

Ndërsa këshilltarët e Kolegjit të Posacëm të Apelimit do të marin një pagë që arrin në 326 mijë lekë. Propozimi për rritje të pagave në Gjykatën Kushtetuese e vendos atë në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e vendimeve që japin gjykatat e posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kështu mbart vështirësi.

Miratimi i këtij projektligji shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit të cilat kapin vlerën e 34 milionë lekëve. Projektligji për rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese vjen pas miratimit të shtesave në paga për administratën publike.Qeveria ka premtuar se do të vijojë rritjen e pagave duke e cuar pagën mesatare në vlerën 900 euro.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re