Qeveria në vendimin e kësaj të mërkure ka vendosur që paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj.

Në mbledhjen e qeverisë është miratuar pragu i ri i pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë të rinj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re