Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ka cilësuar goditje për shtresën e mesme paketën e taksave, të parashikuar në Buxhetin e shteti për vitin 2024.

Tabaku shprehet se Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit, të gjithë familjet shqiptare do të paguajnë më shumë për kostot e tyre të kredisë, ndërsa shton se “qeveria sjell në parlament një paketë taksash që së pari është goditje për shtresën e mesme pasi rrit taksat me 70 mln euro dhe së dyti nuk sjell asnjë gjë të re”.

“Ku kanë shkuar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit? Së pari, informaliteti shumë i lartë sa 30% e PBB. Së dyti, korrupsioni dhe paaftësia e administratës  për të administruar të ardhurat dhe përjashtimet fiskale. Qytetarët meritojnë një tatim të drejtë, meritojnë një sistem të drejtë”, thotë Tabaku.

Reagimi i Tabakut

Në ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit, të gjithë familjet shqiptare do të paguajnë më shumë për kostot e tyre të kredisë. Shtëpia më shtrenjtë, shkolla më shtrenjtë dhe çdo nevojë tjetër është më shtrenjtë. Kush është përgjigja e qeverisë? Sjell në parlament një paketë taksash që së pari është goditje për shtresën e mesme pasi rrit taksat me 70 mln euro dhe së dyti nuk sjell asnjë gjë të re.

Nëse në buxhetin e shtetit mblidheshin këtu e dhjetë vite më parë 25.4% të PBB po kaq mblidhen dhe sot. Por, të mos harrojmë që taksimi socialist në dhjetë vite është rritur me pothuajse 3 miliardë euro. Ku kanë shkuar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit? Së pari, informaliteti shumë i lartë sa 30% e PBB. Së dyti, korrupsioni dhe paaftësia e administratës  për të administruar të ardhurat dhe përjashtimet fiskale. Qytetarët meritojnë një tatim të drejtë, meritojnë një sistem të drejtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re