Subscribe

Qeveria ka vendosur shfuqizimin e Bordit të Transparencës, i cili përcaktonte çmimet e karburanteve në vend.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së kësaj të mërkure të kabinetit qeveritar.

 

 

Shfuqizimi i këtij bordi është kërkuar prej kohësh nga opozita, e cila ka argumentuar se ekzistenca e tij nuk është më e nevojshme.

 

Bordi i Transparencës u ngrit gjatë periudhës së rritjes së çmimit të karburanteve si efekt i luftës në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re