Qeveria është treguar bujare me administratën shtetërore, duke i shtuar atyre dhe një dite tjetër pushimi. Ne mbledhjen e qeverise ketë te mërkure, është vendosur qe te shpallet pushim data 30 nëntor 2018, kjo per faktin se 28 dhe 29 nëntori janë respektisht e mërkure dhe e enjte.
 
Ne ketë mënyre, administrata shtetërore do te ketë 5 dite pushim duke përfshire edhe te shtunën e te dielën. Kjo nuk është hera e pare qe merren vendime te tilla. Edhe me pare qeveria Rama ka caktuar dite pushimi përpara apo pas festave te nëntorit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re