Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme kabinetin qeveritar orët e para të kësaj të mërkure.

 

Kreu I qeverisë duke bërë bilancin e dëmeve ka njoftuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Durrës e Tiranë.

 

Ai shpjegoi edhe arsyen se perse nuk e mori vendimin ditën e martë.

 

“Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu sikundër Kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke u nisur nga natyre e problematikës dhe premietri situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e  di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore. Është e zgjatshme në vend, por për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa detyrime për ata që do ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme, që mbase nuk do tu vijë përshtat atyre që e kanë predikuar, duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re