Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resortin luksoz me vlerë 1.4 miliard dollarë në Sazan.

Berisha deklaroi se mbështet të gjitha ofertat e sipërmarrjeve të huaja për të investuar në Shqipëri, por duke respektuar rregullat e vendit.

Kreu i PD tha se i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike që prej vitit 2001, por kjo oferta e Ramës, sipas tij është për interesa politike.

“Prej vitit 2001 deri më sot Sazani i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës që Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por një ofertë që plotëson rregullat ligjore ne nuk i kundërshtojmë ato që respektojnë rregullat e vendit, pavarësisht se Edi Rama e ka përdorur për qëllime politike. Kjo është ne tagrin e shqiptarëve për të bërë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re