Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qytetarë nga Italia nuk do lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës.

Balluku sqaroi se qytetarët që duan të ikin jashtë nuk paralizohen si dhe  transporti i mallrave nuk do të preket.

Më tej Ministrja e Infrastrukturës i bëri apel të gjitha agjencive ajrore që të zhvendosin datat e fluturimit dhe lundrimit për pasagjerët që i kanë prerë biletat.

“Nuk lejohet asnjë pasagjer që të hyjë nga Italia në Shqipëri. Mbyllen të gjitha fluturimet për pasagjerët me Italinë.Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Italia dhe Vlora. Anijet me mallra nuk do të bllokohen.

Avion që vijojnë bosh nga Italia, pa pasagjere, nuk do lejohen që të vijnë më. Këto avionë mund të marrin pasagjerë për ti dërguar në Itali. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodoni me data të tjera personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme.

Transporti detar: Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari  me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.

Tregëtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”, tha Balluku.  (TemA)

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – Ministrja Belinda Balluku, për kufizimet e linjave të transportit të pasagjerëve në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19

Publiée par Edi Rama sur Mardi 10 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re