Një numër i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, pavarësisht situatës së koronavirusit, në Michigan për të protestuar kundër masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë. Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, me mijëra makina duken teksa bllokojnë qarkullimin e nisen drejt zyrave të qeverisë në Lansing.
Mes qytetarëve ka zemërim pasi guvernatori i vendit Gretchen Whitmer njoftoi se masat shtrëngurse për të menaxhuar krizën e koronavirusit në vend do të zgjaten. Kjo ka bërë që ata që kanë mbetur pa shkuar në punë dhe bizneset të kërkojnë që qeveria “të rihapë ekonominë e vendit.”
Në një video të ndarë në Facebook, mund të shihen njerëzit që nuk zbatojnë rregullat e distancimit fizik ndërsa në sfond dëgjohen edhe boritë e makinave që bien pa pushim.
BREAKING: Michiganders Protest Gov. Gretchen Whitmer’s Coronavirus Executive Orders…
Gepostet von Breitbart am Mittwoch, 15. April 2020
Njërëzit në rrugë dhe makina shihen teksa mbajnë në duar flamurë amerikanë si dhe pankarta ku lexohet “Biznesi i vogël është jetik” dhe kërkesa të ndryshme që kanë qytetarët.
Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, në Michigan numërohen 28,059 të infektuar dhe 1,921 viktima nga koronavirusi. /
