Gazetari Artur Nura i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në Fax News ka folur për rritjen të çmimeve në Shqipëri.

Sipas Nurës, qeveria socialiste duhet të mbrojë shtresën e mesme dhe të varfër duke mbajtur nën kontroll çmimet e ushqimeve bazë që janë njësoj si në vendet e tjera të Europës.

“Mjafton të dëgjosh faktet. Kjo qeveri është e majtë dhe duhet të funksionojë si e tillë, të interesohet për shtresën e mesme dhe për shtresën e varfër. Në Shqipëri nuk ka kontrolle për të mos pasur abuzime dhe në fund faturën e paguan konsumatori. Mungesa e sensibilitetit të shqiptarëve është shqetësuese për këto rritjen e çmimeve. Duhet të ndërtohet një instrument shtetëror për të vendosur rregull dhe kufi me çmimet. Instrument rregullator duhet ti vendosë shteti, cmimet tavan. Kjo parti është e majtë por ky sistem nuk funksionon fare. Im vëlla jetoi për një muaj në Tiranë dhe më tha që është më shtrenjt sesa Athina. Jetesa këtu në Shqipëri është shumë e shtrenjtë, vëllai më tha si jetoni ju këtu”, u shpreh Nura.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re