Skip to content

“Qeveria solli në parlament buxhetin e korrupsionit”, deputetja e PD propozon amendamentin: Rritje e investimeve për programet mbështetëse për rininë

WhatsApp Image 2023 11 19 at 11.14.12

Partia Demokratike ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin për vitin 2024 që qeveria ka sjellë në parlament, duke e cilësuar atë si “buxhetin e korrupsionit”.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD, si përfaqësuese e Rinisë në Kuvend, ka propozuar një amendament për rritjen e investimit për programet mbështetëse për rininë që këta të fundit të mos ikin jashtë vendit.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

“Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë.

Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

 Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër.

Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen.

71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre” thotë deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË,  ANDIA ULLIRI

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.  Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.  Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë.

Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër.

Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen.

71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre.

Ndersa nga ana tjeter Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç të papunësuar krahasuar me vendet e rajonit por edhe me mesataren e vendeve të BE.

Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.

AMENDAMENTI I DEPUTETËS  ANDIA ULLIRI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Andia Ulliri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më posht vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1,  zhvillimi i sportit dhe rinisë (kodi 08140), vlera 576 milion lekë bëhet 1152 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Në vitet e fundit largimi i rinisë është kthyer në një problem tepër shqetësues për Shqipërinë. Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen gjithmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

“”