Qeveria qendrore e Spanjës është nisur të marrë kontrollin e institucioneve katalonase me zyrtarët spanjollë që po pritet të vendosin në ministritë e rajonit të Katalonisë gjatë ditës së sotme.
Puigdemond dhe nënkryetari i tij, Oriol Junqueras ka thënë se nuk e pranojnë masën nga Madridi.
Nëse Puigdemont dhe të tjerët refuzojnë të largohen, ata do të përballen me arrestimin e mundshëm.
Tashmë forcat rajonale të policisë së Katalonisë, e njohur si Mossos, kreu i së cilës është shkarkuar javën e kaluar, janë vendosur në sheshin Sant Jaume, pranë pallatit qeveritar në qendër të Barcelonës.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis ka thënë se pret që oficerët të veprojnë në mënyrë profesionale.
Kryeprokurori i Spanjës gjithashtu po përgatit akuza penale kundër çdo zyrtari që konsiderohet të ketë vepruar kundër ligjit spanjoll në shpalljen e pavarësisë pas një referendumi që konsiderohet i paligjshëm sipas kushtetutës spanjolle.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re