Qeveria spanjolle ka njoftuar se respekton vendimin e gjykatës gjermane, e cila sot refuzoi kërkesën që ish-udhëheqësi katalanas, Carles Puidgemont, të ekstradohet në Madrid me akuzën e kryengritjes.

“Qeveria kurrë nuk jep një mendim mbi vendimet gjyqësore, veçanërisht kur është fjala për vendimet gjyqësore në një vend tjetër. Qeveria gjithmonë i respekton ato, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu vendimi”, tha një zëdhënës i qeverisë spanjolle.

Gjykata gjermane sot vendosi që ish-kreu katalonas, Carles Puidgemont, të lirohet nga burgu me kusht derisa të merret një vendim tjetër.

Gjykata në Schleswig njoftoi sot se do të caktojë një kaucion prej 75,000 eurosh për ish-presidentin 55-vjeçar të Katalonisë. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re