Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit Politik se opozita ka propozuar që të jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që të shqyrtojë shkeljet dhe pretendimet e palëve politike për manipulim të zgjedhjeve.

Më këtë lëvizje demokratët kërkojnë të shmangin Kolegjin Zgjedhor, duke ia kaluar këtë kompetencë Kushtetueses. Demokrati tha se kjo kërkesë është propozuar, por ende nuk është dakordësuar.

“Çdo numërim do të ishte i pavërtetë. Çdo rezultat zgjedhor i shpalluar do të ishte i manipuluar.
Refuzimi sot nga maxhoranca bën të pamundur arritje n e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishëm siç është administrimi i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Sot bëmë një propozim për Kolegjin zgjedhor që të jetë Gjykata Kushtetuese që do shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe palëve. Por pa arritur konsensus nuk shkohet më tej, nëse PS do të reflektojë, i hapet rruga kompromisit për të gjetur zgjidhje për çështjet e tjera të rëndësishme. Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim, identifikim biometrik.

Kjo është e gatshme dhe e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Kjo do të ishte pika e kompromisit, përpjeka e Gjiknurit për t’ju shmangur kësaj, janë përpjekje për të lënë të hapur deri në që një pjesë e madhe kutive të votimit, të mbushen me vota me votim familjarë, të votohet me kartë identiteti të falsifikuar apo që komisionerët të mbushin kutitë në mënyrë kriminale. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i manipuluar dhe i pamundur të kërkojmë certifikim”, tha Bylykbashi.

Ai foli dhe për kërkesën e demokratëve për qeveri tranzitore, teksa tha se është e padiskutueshme për opozitën dhe se ajo duhet të miratohet.

“Qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Çështja e KQZ nuk është diskutuar ende dhe do jetë pjesë hapësirave për kompromis nëse do kemi mundësin të garantojmë që kutitë e zgjedhjeve nuk do mbushen. Ne ja bëmë të qarët mazhorancës, pa dakordësi për pengimin e mbushjes së kutive, pa dakordësi për identifikimin biometrik, nuk mund të arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë që maxhoranca të reflektojë”, u shpreh Bylykbashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re