Akademia e Studimeve Albanologjike ka dalë kundër deklaratës së publike të ministres së Arsimit Evis Kushi e cila njoftoi vendimin e këshillit të ministrave për shkrirjen e këtij institucioni me Akademinë e Shkencave.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se janë plotësisht kundër këtij vendimi, duke e konsideruar atë vendim politik që godet shkencën në Shqipëri dhe është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Më tej thuhet se ata do të vazhdojnë misionin për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

Deklarata e plotë

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:

Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;

Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;

Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re