Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se çmimi i naftës në vend është fytyra e qeverisë që vjedh çdo çast qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në të gjitha bursat çmimi i naftës ka rënë dukshëm, por në Shqipëri nuk ka ulje.

Numri dy i PL-së akuzon qeverinë dhe deputetët për vjedhjen e qytetarëve.

Regimi i Vasilt

Çmimi i naftës, fytyra e qeverise, qe vjedh çdo çast qytetaret!

Çmimi i naftës ka rene dukshëm ne te gjitha bursat.

Këtë javë, Brent ra me rreth 11 për qind, ndërsa ËTI shënoi një rënie prej më shumë se 8 për qind.

Ndërsa ne Shqipëri kjo ulje e çmimit te naftës nuk duket gjëkund dhe çmimi qëndron rreth 200 lek litri.

Qeveria dhe oligarkët, qe kontrollojnë monopolin e naftës spekulojnë haptas mbi kurrizin e qytetareve.

Aktualisht çmimi i naftës ne Maqedoni është vetëm 147 lek litri me një diference te madhe nga çmimi krahasuar me Shqipërinë.

Qeveria e mbron hapur spekulimin me çmimin e naftës dhe i krijon hapësira pa fund asaj duke përfituar ajo vete nga kjo grabitje, qe ju behet qytetareve.

Deputetet rilindas jane pjese e te njëjtës vjedhje shtetërore qe ju behet qytetareve.

Ndaj Deputetet rilindas ne Kuvend rrezuan Projektligjin e Partisë se Lirisë për heqjen e dy taksave nga nafta dhe uljen e çmimit te saj.

Çmimi spekulativ i naftes tregon qarte se qeveria eshte peng i interesave korruptive me te errta dhe plackitja e qytetareve eshte i vetmi qellim qe ajo ka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re