Pas debateve dhe kundërshtimeve të shumta, qeveria ka miratuar shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe vendosjen e saj pranë akademisë së shkencave, si njësi autonome.

 

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila u shpreh se ky vendim vjen pas konstatimit të shumë shkeljeve ligjore.

 

“ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

 

Ministrja Kushi renditi një sërë arsyesh që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi, duke shtuar se ata që e kanë kundërshtuar janë vetëm një grup i vogël, që sipas saj kanë qenë të përfshirë në këto shkelje.

 

EVIS KUSHI

 

MINISTRJA E ARSIMIT

 

“Akademia e studimeve Albanologjike nuk ka pasur një fakultet, detyrimi i parë ligjor, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të funksionoj, Është e pa-akredituar nga ana e programeve të studimit. Nuk është akredituar asnjëherë. Edhe kur qeveria shqiptare mori kompani të huaj angleze, kjo akademi ishte e vetmja që nuk u akreditua që e bën të pamundur edhe të lëshoj diploma sepse sipas ligjit një institucion lëshon diploma vetëm nëse është i akredituar. Një shkelje tjetër e rëndë ligjore. Ka 8 vite që Akademia nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi dhe kjo i bën pasive të gjitha programet. Jane nje pakice e vohgle qe jane kunder, shumica na mbeshtet”

 

E pyetur nga gazetarët, nëse janë të vërteta akuzat që shkrirja po bëhet për të kaluar fondet e Albanologjisë tek akademia e shkencave, ministrja u përgjigj:

 

“Drejtuesit janë të përkohshëm, nuk merremi me emra. Ne e kemi me institucionin”

 

Ndërsa për shkeljet e gjetura nuk do te ketë masa, pasi sipas Kushit qëllimi nuk është fajësimi, por që Albanologjia të ngrihet në nivelin që meriton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re