Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.
Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër të marrin një mandat më shumë bëhen 75.
Por sipas tij ajo që ka rëndësi është që më 11 maj ti jepet një mesazh Bruksel se shqiptarët janë të bashkuar përtej ndasive politike.
Rama: Më 11 maj nuk është thjesht çështja të kemi një qeveri, ne qeverinë do ta kemi. “S’ka bo vaki 4 me 1 nga Burreli ne Peshkopi” është shumë, po 74 i kemi? I kemi. Në Dibër i kemi 2. Nuk kemi në asnjë vend ku mund të humbim një deputet. Një sikur të marrim më shumë këtu në Dibër u bënë 75. Nuk është çështja e qeverisë. Çështja është më e madhe se kaq. Çështja është e një shumice që duhet të bëhet bashkë për ti dhënë një shtysë të madhe negociatave për anëtarësimin në BE. E një shumicë që duhet bashkë për ti dhënë mundësi forcës qeverisë për të realizuar detyrat brenda dy viteve. Na kanë dhënë afat 2027 për të mbaruar negociatat, pa pasur nëpër këmbë lloj lloj pengesash të kota. Cështja është që në 12 maj Brukseli dhe të gjithi vendet anëtare të shohin që një popull u bashkua përtej ndasive politike dhe krijoi një shumicë për Shqipërinë në BE. Kjo është e rëndësishme.