Bejtush Gashi është shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm të Kosovës, duke pasuar fatin e parardhësit të tij Flamur Sefaj, i cili iku për shkak të arrestimit të 6 gylenistëve.

Që të dy ishin të emëruar nga AKR-ja e Pacollit, në koalicion qeveritar me PDK-në dhe AAK-në.

Ishte Rrahim Pacolli, sekretar organizativ i AKR-së, ai që tha medias shtetërore në Prishtinë se shkarkimi i ministrit Gashi ka ndodhur për shkak se ky i fundit nuk ka treguar përformancë të mirë.

“AKR e ka si praktikë që të bëjë vlerësimin e punës së gjithësecilit ministër. Është bërë vlerësimi i punës së Gashit dhe si pasojë ka ardhur deri të shkarkimi i tij”, deklaroi Pacolli për RTK-në. Megjthatë, aludohet se pas këtij shkarkimi fshihen arsye krejt të tjera.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re