Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Kuvendi Zgjedhor i degës 6 është shprehur se kultura e re politike e PD-së është larg mejdanit të zakonshëm të kryqëzimit të shpatave politike me kundërshtarët.

Basha shprehet se mundja e kundërshtarit politik nuk është qëllimi në vetvete, por është pjesë e qëllimit për t’u ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore.

Ndër të tjera kreu demokrat hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se u ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt për shkak të korrupsionit.

“Kjo e diel na sjell përsëri në këtë sallë dhe kjo sallë na ka parë në këto dy vite e gjysmë na ka parë në gjendje të ndryshme. Na ka parë në ditët e para pas 25 prillit, tek rinovonim me njëri-tjetrin vendosmërinë për të vazhduar betejën, sepse nuk ishte betejë për karrige.

Na ka parë kjo sallë të pakësuar në numra, sepse një pjesë humbën durimin, dhe një pjesë busullën.

Na ka parë kjo sallë teksa bënim një analizë të këtyre ngjarjeve dhe na ka parë të mblidhemi dhe rimblidhemi këtu dhe në salla të tjera me energji të ripërtërirë, me vizion të ri de kulturë të re politike.

PD është krenare për arritjet pozitive unike për këtë vend, e vetëdijshme për gabimet, fajet dhe deficitet.

Na ka parë kjo sallë dhe të tjera, tek mblidheshim për t’i dhënë drejtim punës. Dhe fakti është se dega 6 ishte në pararojë të dhënies në drejtim të punës  dhe për të rikthyer energjinë. Bashkë me të dhe një shpresë të re që, njësoj si valët e detit, ripërtërit te njerëzit besimin e një mënyrë tjetër për të bërë politikë. Larg mejdanit të zakonshëm ku kryqëzuar shpatat dhe retorikën politike me kundërshtarët tanë politike, por një mejdan ku mundja e kundërshtarit politik nuk është qëllimi në vetvete, por është pjesë e qëllimit për t’u ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore. Pra një politikë e ofertës, një politikë e thelbit, e substancës.

Qeverisja aktuale është shndërruar pas asnjë diskutim në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt. Në asnjë aspekt më shumë sesa në shkatërrimin e qindra, mijëra familjeve shqiptare, duke i detyruar të rinjtë shqiptarë të largohen si i vetmi opsion për një jetë më të mirë. Shqiptarët e dine fare mirë se cilat janë arsyet kryesore të kësaj krize eksodi, e cila për nga parametrat, për nga shpejtësia e cila po e zbrazë Shqipërinë nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga të arsimuarit, nga ata që Shqipëria ka më shumë nevojë për t’u ringritur. Arsyet janë të qarta, korrupsioni që ka arritur pikën më të lartë në këto 34 vite, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, pra mosbarazia para ligjit dhe moszbatimi i garancive ligjore për çdo qytetarë, por vetëm për të fortët të cilët marrin nga ligji atë që i takon çdo qytetari dhe nuk japin përgjegjësi para ligjit dhe e kam fjalën këtu për të gjithë të paprekshmit, për të gjithë të pandëshkuarit politik, ekonomik dhe kriminal”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re