Presidenti malazes Milo Gjukanoviç tha të mërkurën se jeta politike në vend pret bashkëjetesë me shumë sfida.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, ai u takua me presidentin e Budnestag-ut Wolfgang Schauble dhe Ministrin e Jashtëm Heik Maas,.

Sipas Zyrës së Presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi konfirmon përparimin në kulturën demokratike dhe kapacitetet për tranzicionin demokratik të pushtetit.

“Mali i Zi po hyn në një kapitull të ri në jetën politike, përvojën e bashkëjetesës, me shumë sfida, të cilave ne besojmë se do t’i përgjigjet në mënyrën më të mirë. Nga pozicioni i presidentit, shumica e re do të ketë mbështetje absolute për gjithçka që synon në përvetësimin e vlerave evropiane. Dhe veprimtaritë e ndërtimit të shtetit nga ana eopozitës së re pro-evropiane do të kontribuojnë gjithashtu në këtë”, tha Gjukanoviç.

Siç është thënë, Schauble tha se Gjermania pret që qeveria e re malazeze të ndjekë vazhdimisht perspektivën evropiane dhe euro-atlantike.

Ai vuri në dukje se në këtë proces, presidenti ka një përgjegjësi të veçantë.

Gjatë bisedimeve, u vlerësua se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike dhe është një parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re