Skip to content

Qiej me avionë NATO-je, ç’paralajmëron Aviacionit Civil shqiptar?

352307947 717788137018064 4750128869923354543 n

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se gjatë ditës së sotme dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet “Air Defender 23”, stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.

347421769 717787717018106 5279009491472409012 n

Stërvitja përfshin 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë.

“Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti”, thuhet në njoftimin e AAC-së.

Manovrat më të mëdha ajrore në historinë e NATO-s do të nisin sot në hapësirën ajrore gjermane.

353448051 717788130351398 160338897852168189 n

Të udhëhequra nga Bundeswehr-i gjerman, të ashtuquajturat stërvitjet “Air Defender 2023″ ato do të zgjasin deri më 23 qershor dhe synojnë të trajnojnë se si ”një sulm fiktiv nga një agresor lindor mund të zmbrapset nga trupat e NATO-s”.