Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porosi socialistëve që duhet të bëjnë çmos që të marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 11 Majit duke filluar nga Tirana.
Kreu i qeverisë theksoi se sa i përket votave “qielli duhet të jetë kufiri” dhe se llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këtë zgjedhje.
Rama shtoi se më 11 Maj PS do të sigurojë fitoren e 10-të radhazi.
Edi Rama: Ne nuk do ta humbim këtë tren. Është ekzistenciale që të jemi brenda BE. Pasaportën e BE nuk e jep qeveria, duhet të bëhemi anëtarë të saj që të marrim pasaportën. Është moment transformimi i jetës për një shqiptar, pasaporta e BE i jep çdo shqiptari atë që ka pasur kurrë dinjitetin e barabartë me këdo tjetër nën qiellin e BE. Ky është nj tren para nesh në stacion, ka ndaluar me një kohë të caktuar 2027, kemi dakordësuar që deri atëherë të mbyllim negociatat.
Me hyrjen në BE, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria. Siç shkojmë nga Shkodra në Europë, me të njëjtën lehtësi do të shkojmë nga Shqipëria në Suedi, dhe askush nuk do të na ndalojë.
Duhet të bëjmë çmosin që në këtë zgjedhje të marrim rezultatin më të mirë këtë gjithë kësaj serie fitoresh, 9 fitore radhazi, më 11 Maj kemi radhën e 10.
Do të marrim fitoren me notën 10 duke filluar nga Tirana ku qielli duhet të jetë kufiri, llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këtë zgjedhje. E ardhmja si asnjëherë më parë është materializuar në këto zgjedhje me 1 votë, na duhen 1 vit e gjysmë jo më shumë se 1 vit e gjysmë për ti vendosur të gjitha gjërat në vijë dhe 2027 për të mbyllur gjithçka.