Policia e Shtetit ka evidentuar 2685 adresa në internet në të cilat ushtrohet aktiviteti i lojërave të fatit.

 

Policia ka bërë me dije se i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare mbylljen e aksesit për të gjitha adresat ndërsa ka theksuar se po punon me intesitet për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e këtyre të fundit para përgjegjësisë.

 

Sipas policisë mbi 20 raste të ushtrimit të lojërave të fatit janë njoftuar nga vetë qytetarët.

 

Ndërkohë theksohet se vijonë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.

 

Vetëm një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar nga policia 8 persona gjatë operacionit policor “Aplikacioni”.

 

Ndërkohë në shkallë vendi, sipas policisë, janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona që organizonin lojëra fati.

 

Janë sekuestruar në cilkësinë e provës material 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re