Një inisiativë e shoqërisë civile me 10 mijë firma pritet të shkojë në Kuvend me kërkesën për të pasur plazhe publike në të gjithë Shqipërinë, tashmë që sezonit i ka ardhur fundi.

“10 mijë shqiptarë kanë firmosur potecionin që plazhet të bëhen të gjitha publike.

Dot nga Saranda deri në Shkodër plazhet e Shqipërisë kanë tra. Shqiptari ka tra për shkuar në plazhet e vendit të vet. Shqiptari është i përjashtuar nga toka e vet, është i nëpërkëmbur në shtëpinë e vet.

Çdo deputet i Shqipërisë, sot ka shansin historik për të treguar për të treguar këtu për të sjellë zërin e qytetarëve dhe për të mbrojtur të dobëtin”,tha në mënyrë folklorike Endri Shabani nga Nisma Thurje.

Kësaj nisme i është bashkuar dhe deputetja opozitare Flutura Açka, e cila tha se “vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik”. Sipas saj, 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re